Spanjë/ Real Madrid “blof” para Bayernit, Ronaldo shmang humbjen

Real Madrid ka barazuar 1-1 kundër Bilbaos në sfidën e vlefshme për javën e 33-të të La Liga-s.

Një rezultat aspak i përshtatshëm për madrilienët në luftën për vendin e dytë.

Williams shënoi për Bilbaon në minutën e 14-të, duke ia bërë të vështirë Realit, misionin për të marrë tri pikët.

Megjithatë, Ronaldo barazoi në minutën e 87-të duke shmangur humbjen.

Me këtë rezultat, Real Madrid mbetet 4 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Atletico Madrid (ka një ndeshje më pak).

“Los Blancos” do të luajnë mesjavën e ardhshme gjysmëfinalen e parë të Champions League kundër Bayern Munchen.

Real Madrid-Ath.Bilbao 1-1

Shënues: Ronaldo 87’/ Williams 14’