Skënderbeu e ka “mallkim” finalen e Kupës së Shqipërisë, por këtë herë nuk është Tirana

Skënderbeu ka arritur të kalojë në finalen e Kupës së Shqipërisë, pasi ka fituar në ditën e sotme ndaj Flamurtarit me rezultatin 0-2. Takimi i parë kishte përfunduar me fitoren e vlonjatëve me rezultatin 0-1, megjithatë ndaj Laçit në finale, do të luajnë korçarët.

Megjithëse në kampionatin shqiptar Skënderbeu dominon prej disa sezonesh, duhet theksuar fakti se Kupa ngelet për të ende një “mallkim”. Kështu, për korçarët do të jetë e hera e 6-të që prekin finalen e Kupës së Shqipërisë, ndërsa ende nuk numërohet hera e parë kur ky ekip ia ka dalë në këtë trofe.

Tirana ia ka mohuar korçarëve këtë trofe gjatë 3 sezoneve, përkatësisht në vitet 1964-1965, 1975-1976 dhe së fundmi në sezonin 2011-2012. Gjithashtu, Vllaznia në vitet 1964-1965 dhe Partizani në 1958 i ka mohuar Skënderbeut festën për të ngritur Kupën e Shqipërisë, duke e mundur në finale. Tashmë korçarët do të kërkojnë të thyejnë këtë “mallkim” dhe të tentojnë të ngrenë dy trofe në këtë sezon, atë të kampionatit që duket një çështje thuajse e mbyllur, por duke triumfuar edhe ndaj Laçit në finalen e Kupës. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Skënderbeu në finalet e Kupës së Shqipërisë

1958/ Partizani-Skënderbeu 4-0
1964-1965/ Vllaznia-Skënderbeu 1-0
1975-1976/ Tirana-Skënderbeu 4-1
2011-2012/ Skënderbeu-Tirana 0-1 (Shtesë)
2016-2017/ Skënderbeu-Tirana 1-3 (Shtesë)

more recommended stories