Rikthehet ikona e arbitrimit, Kolina është kryesori i takimit në moshën 58-vjeçare

Një nga gjyqtarët më të mirë në historinë e futbollit, Pierluxhi Kolina do të rikthehet në fushën e lojës, për të arbitruar sërish edhe pse këtë herë në moshën 58-vjeçare.

Këtë herë flitet për takimin mes UEFA-s dhe Kombeve të Bashkuara, ku do të zbresin në fushë shumë legjenda të futbollit botëror. Ekipet do të drejtohen nga ana e Karlo Anchelotit dhe Didier Deshamps, ku nuk do të mungojnë figura si Ronaldinho dhe Luis Figo. Ndeshja do të zhvillohet në datën 21 prill në Zvicër dhe të ardhurat do të shkojnë për shoqatën “UEFA Foundation for Children”, që në thelb ka qëllime humanitare. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/