Presidenti hyri me armë në fushë, AEK dhe PAOK përballen në finale të Kupës

AEK-u ka fituar në takimin e dytë gjysmëfinal të Kupës së Greqisë me rezultatin 1-0 ndaj AEL-it, duke arritur  në fazën finale. Në këtë ndeshje për AEK-un ka munguar sërish mesfushori i kombëtares shqiptare, Ajdareviç.

AEK do të përballet në finale me PAOK, ekip me të cilin rivalizon gjatë këtij sezoni edhe për titullin kampion.

PAOK-u ishte ekipi i parë finalist dhe priste të njihte sot emrin e kundërshtarit që do të përballej në finale. Tashmë do të jetë AEK, kundërshari i tij, pikërisht ekipi që detyroi presidentin e PAOK të hynte në fushë me armë.

Gjatë ndeshjes PAOK-AEK, luajtur më 11 mars, presidenti Savidis hyri me armë në fushë duke kërcënuar gjyqtarin pasi anuloi një gol ekipit mik. Kampionati grek u ndërpre për disa ditë, ndërsa rifilloi sërish, e tashmë AEK dhe PAOK do të jenë përballë njëri-tjetrit në finale të Kupës së Greqisë. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/