Pogba largohet nga United, Mourinho bën “pazar” te Napoli

Paul Pogba është drejt largimit nga Manchester United. Mesfushori francez nuk bën pjesë në planet e Mourinhos. Trajneri portugez është vënë në kërkim të zëvendësuesit të Pogba. Objektivi i pari i tij është Tony Kroos, mesfushori i Real Madrid që mbetet deri tani një “utopi” për “djajtë e kuq”.

Një tjetër pistë e mundshme për Untied është mesfushori i Napolit, Jorginho.

Sipas “The Indipendent”, Mourinho është i fiksuar pas italo-brazilianit që luan me Napolin.

Por, Jorginho nuk është i vetmi në listën e Manchester United, sepse dhe Julian Veigl i Borussia Dortmund, Fred i Shakhtar Donetsk dhe Carlos Soler i Valencias gjithashtu po monitorohen nga Mourinho.