Personazhi i momentit në Serinë A “kërcënon” Sokol Cikalleshin

Nëse pyetni çdo tifoz futbolli në Itali se kush është personazhi i momentit në këtë kampionat, të gjithë do të të përgjigjen se është Çeik Diabate. Sulmuesi nga Mali, po shkëlqen me fanellën e Beneventos, duke shënuar 7 gola në 6 ndeshjet në të cilat ka luajtur dhe që nga sezoni i ardhshëm mund të jetë një rrezik serioz për… Sokol Cikalleshin.

Futbollisti në fakt është në pronësi të klubit të Osmanlispor, i cili e ka dhënë huazim atë të Benevento dhe nuk ka ndër mend të heqë dorë lehtësisht nga ky lojtar, pa marrë në këmbim një pagesë të kënaqshme financiare. Nëse një ofertë e tillë nuk do të vijë, lojtari do të kthehet përsëri te klubi turk, për të qenë pjesë e tij në sezonin e ardhshëm, duke rivalizuar për një vend titullari me Sokol Cikalleshin.

“Në fund të sezonit, do të ulemi në tavolinë me Diabate dhe menaxherin e tij për të gjetur opsionin më të mirë të mundshëm, mes të cilave është edhe qëndrimi te Osmanlispor”, deklaroi sot Ender Jurtguven, drejtori sportiv i klubit turk në të cilin Cikalleshi ka luajtur në këtë sezon 20 ndeshje, duke shënuar 6 gola. /vipsport.al/