Përfundojnë akuzat për favorizime të kundërshtarëve, Trepça 89′ rikthen futbollistin e Skënderbeut

Trepça ’89 ka pezulluar tre futbollistë përpara pak kohësh, duke theksuar faktin se Shend Kelmendi, Argjend Mustafa dhe Festim Krasniqi kishin favorizuar ekipet kundërshtare.

Kështu, këta lojtarë nuk ishin paraqitur për skuadrën e drejtuar nga Magani në ndeshjen ndaj Gjilanit, në një takim që përfundoi me rezultatin 2-0 për ekipin kundërshtar. Vetë presidenti i ekipit të Trepçës është shprehur se futbollistët e tij kishin ndikuar në këtë humbje, pasi zgjodhën të mos paraqiteshin ndaj Gjilanit.

Megjithatë pezullimi i Trepçës ka përfunduar për njërin prej tyre, më saktësisht për huazimin e Skënderbeut në Kosovë, Shend Kelmendin. Ky i fundit ishte i pranishëm në stërvitje me ekipin e Maganit gjatë ditës së sotme. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/