U tha se java e ardhshme e Superiores do të shpërndahej në tri ditë dhe do të mbyllej me ndeshjen Skënderbeu-Kukësi. Kjo u fundit u programua fillimisht për të premten dhe më pas u shty, pasi ekipi korçar ka një angazhim me çështjen gjyqësore me UEFA-n.

Deri në këtë moment, kryendeshja e javës, që mund të vendosë përfundimisht edhe titullin kampion, është vendosur të zhvillohet të dielën, në orën 19:00. Po të dielën do të luajnë Teuta me Kamzën dhe Vllaznia me Laçin, dy sfida mbijetese, por në orën 16:00.

Lushnja-Partizani dhe Luftëtari-Flamurtari janë dy ndeshjet që do të luhen ditën e shtunë, në orën 16:00.

Nuk mund të ketë shtyrje të ndeshjeve për ditën e hënë, sepse mesjavën e ardhshme është programuar të luhet java e 32-të e kampionatit. Koha është e limituar dhe dy nga javët e mbetura duhet të luhen patjetër në mesjavë. / Vipsport.al

 

Ditët dhe oraret e ndeshjeve të javës së 31-të, për momentin janë këto:

E shtunë, ora 16:00

Lushnja-Partizani

Luftëtari-Flamurtari

E diel, ora 16:0

Vllaznia-Laçi

Teuta-Kamza

Ora 19:00

Skënderbeu-Kukësi