Nëse nuk fitohet “Europa League”, Arsenali e zëvendëson Vengerin me ish-futbollistin e tij

Periudha negative që është duke kaluar Arsenali gjatë sezoneve të fundit, ka shtyrë drejtuesit e klubit të mendojnë në shumë raste largimin e Vengerit, megjithatë tekniku 68-vjeçar ka vazhduar sërish projektin e tij. Por durimi është sosur dhe nëse nuk fitohet “Europa League” në këtë sezon, me shumë gjasa do të vijë edhe largimi i Vengerit.

Sipas asaj që përflitet në mediat angleze, emri më i përfolur për të zëvendësuar trajnerin aktual të Arsenalit, është ish-futbollisti i tij dhe legjenda franceze, Patrik Viera. Arsenali do të përballet ne gjysmëfinalen e “Europa League” ndaj Atletiko Madridit dhe kushti i vetëm për të vazhduar me Vengerin, është triumfi në këtë kompeticion gjatë këtij sezoni. Në të kundërt, Viera do të jetë gati për të marrë drejtimin e këtij ekipi. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/