Në Kosovë nuk i kanë mirëpritur, trajnerët shqiptarë bëhen bashkë në Kupë

Shumë trajnerë shqiptarë gjatë kohëve të fundit kanë zgjedhur kampionatin kosovar, si një aventurë të re që po bashkon shumë figura të njohura të cilët më parë kanë drejtuar në Superiore.

Megjithatë ata nuk janë pritur në mënyrën më të mirë në Kosovë, pasi trajnerët vendas kanë hapur shpeshherë polemika për punën dhe rezultatet që teknikët shqiptarë janë duke arritur. Në ndeshjen e fundit të Kupës që Prishtina e Josës zhvilloi në transfertë ndaj Vushtrisë, në mbështetje të Mirel Josës ishin dy figura të njohura për futbollin shqiptar.

Gugash Magani dhe Sulejman Starova kanë qenë në shkallët e stadiumit për të përkrahur ekipin e Prishtinës, duke i sjellë fat në një farë mënyrë ekipit të Josës që kaloi në finalen e Kupës së bashku me Vëllaznimin. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

more recommended stories