Mungesa e Grezdës nuk përbën problem, Osijek mposht kryesuesit dhe afron Europën

Osijeku ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme në ditën e sotme, teksa ka mposhtur Dinamo Zagrebin me rezultatin 0-1 në kampionatin kroat.

Në këtë takim Osijeku ka pasur një mungesë të rëndësishme, teksa mesfushori i Kombëtares, Eros Grezda ka munguar për shkak dëmtimi. Grezda është një nga titullarët e padiskutueshëm të këtij ekipi, megjithatë në ndeshjen e sotme Osijek ka treguar që di të fitojë sfida të rëndësishme edhe pa Grezdën.

Pas kësaj fitore skuadra e mesfushorit të Kombëtares renditet në vendin e 4-të, vetëm 5 pikë larg vendit që të dërgon në Europë. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/