Merkato/ Raiola dërgon Pogba dhe Donnarumma te PSG

PSG mendon për Paul Pogba. Sipas “ESPN FC”, disa burime pranë klubit parizien, agjenti Mino Raiola ka nisur kontaktet për të sjellë në Francë mesfushorin e Manchester United.

Pogba ka prishur marrëdhëniet me Mourinhon dhe do të largohet në merkaton e verës. Raiola ka folur me disa klube për Pogba, por PSG është në avantazh prej disa muajsh. Por, Raiola nuk do të dërgojë vetëm mesfushorin francez te PSG, por edhe Gigio Donnarumma.

Portieri i Milanit është një opsion për të mbrojtur portën e PSG. Klauzola e tij, nëse Milan nuk merr pjesë në Champions është 40 milionë euro, një shifër që nuk përbën problem për PSG.