Merkato në futboll nuk i njeh limitet, PSG gati të paguajë 100 milionë euro klauzolën e portierit

Transferimet e merkatos në futbollin europian nuk po i njohin limitet, teksa shifrat që janë duke u shpenzuar gjatë periudhës së transferimeve, janë gjithmonë në nivele të larta.

Këtë herë është sërish PSG që kërkon të vendos rekorde të reja sa i përket transferimeve, duke tentuar të shpenzojë rreth 100 milionë euro për të prishur klauzolën e portierit slloven, Oblak. Sipas asaj që raporton “Marca”, klubi francez do të kërkojë transferimin e gardianit të Atletiko Madridit në fundin e këtij sezoni.

I pyetur në lidhje me këtë transferim, Oblak është shprehur: “Unë kam një kontratë deri në vitin 2021 me Atletiko Madridin. Megjithatë do të shohim se çfarë do të ndodh”, ka thënë portieri slloven, duke lënë të hapur mundësinë për t’u transferuar tek ekipi i PSG-së. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/