Mërgim Mavraj, rekordmen në ekipin e ekspertëve të zbritjes nga kategoria

Ka diçka që i bashkon shumë lojtarë të Hamburgut, sidomos mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj. “Bild” në Gjermani i ka kushtuar një artikull special Hamburgut dhe sezonit të tij të dështuar. Në këtë artikull evidentohet fakti se shumë prej lojtarëve të këtij ekipi e dinë mirë se të të zbresin nga kategoria, pasi e kanë provuar më parë në karrierën e tyre.

Dhe rekordmen në këtë drejtim është mbrojtësi kuqezi i Hamburgut, Mërgim Mavrajt, i cili e ka provuar disa herë shijen e rënies nga kategoria. Mavraj ra nga kategoria në vitin 2010 me Bohumin, në vitin 2013 me Grojther Furthin, në vitin 2007 me Darmshtadin, kur ra nga kategoria e katërt në të pestën.

Ndër emrat e tjerë të ekspertëve të rënies nga kategoria janë edhe lojtarë të njohur si Ljuis Holtbi, Sven Shiplok dhe Filip Kostiç. Janë lojtarë që nuk e ndjejnë shumë fanellën e ekipit ku luajnë, por e kosndierojnë si një shtëpi me qera. Holtbi për shembull, ka rënë nga kategoria me Bohumin, ku ishte huazuar nga Shalke, por edhe me Fulhemin në Angli, ku u huazua nga Totenhemi.

Filip Kostiç ka rënë nga kategoria me Shtutgartin në sezonin 2015/16. Alin Ekdal ka rënë dy herë nga kategoria, në sezonin 2012/13 me Sienën dhe më pas me Kaljarin. Bobi Vud nuk arriti ta shpëtonte Aue të binte nga Bundesliga 2. Sezonin e kaluar ishte  Shiplok që ra nga kategoria, pasi ishte në huazim te Darmshtadi. Thoelke ra me Karlsruhen në ligën e 3-të, ashtu si dhe Mohamed Gouaida. / Vipsport.al