Manchester United fiton ndaj Bournemoth dhe konsolidon vendin e dytë

Manchester United ka mposhtur 2-0 Bournemouth në sfidën e vlefshme për javën e 34-t të Premier Lague.

Smalling në pjesën e parë dhe Lukaku në të dytën ishin autorët e golave për “Djajtë e kuq”.

Një fitore morali për Manchester United në luftën për të mbajtur vendin e dytë në kampionat, pasi City tashmë është shpallur kampion në Premier League.

“Djajtë e kuq” gjenden 4 pikë para Liverpool të vendit të 3-të, teksa skuadra e Klopp do të luajë më datë 21 prill kundër WBA në transfertë.

Bournemouth-Manchester United 0-2

Shënues: Smalling 28’, Lukaku 70’