Liverpool ia komplikon vetes ndaj Romës, Salah është absolut

Liverpool hedh një hap të rëndësishëm drejt finales së Champions League, pas fitores 5-2 në sfidën e parë gjysmëfinale kundër Romës.

Protagonist ishte Salah, sulmuesi i Liverpool që shënoi dy gola dhe dha dy asis. Egjiptiani nuk festoi në golat e realizuar, duke respektuar ish-skuadrën e tij.

Mane dhe dy golat e Firminos dhanë idenë se Liverpool siguroi që sot finalen. Por Roma nuk u dorëzua. Dzeko dhe më pas Perotti me penallti shkurtuan diferencën në 5-2, rezultat përfundimtar i takimit.

Roma mban gjallë shpresën për një tjetër përmbysje të madhe si ajo ndaj Barcelonës në “Olimpico”, për të realizuar ëndrrën, finalen e Champions Leauge. E sigurt është se edhe sfida e kthimit në Itali mes Romës dhe Liverpool, do të jetë super!

 Liverpul-Roma 5-2 (Salah 36′, 45’+1′, Mane 56′, Firmino 61′,69’/ Dzeko 81′, Perotti 86′ (11-m)

Liverpul- Karius, Van Dijk, Lovren, Robertson, Alexander-Arnold, Milner, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Mané, Firmino, Salah

Roma- Alison, Facio, Manolas, Huan Jezus, Florenci, De Rosi, Strotman, Kolarov, Under, Naingolan, Dzeko