Lilaj garanton: Skënderbeu nuk toleron pa u shpallur kampion, të shohim sesi do të vijojnë ngjarjet

Skënderbeu ka arritur të fitojë në transfertë ndaj Flamurtarit me rezultatin 0-2, duke kaluar në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit.

Në këtë takim është ka luajtur nga minuta e parë Sabien Lilaj, i cili ka munguar për një kohë të gjatë për shkak dëmtimi. Në një intervistë për “Supersport”, Lilaj është shprehur se ka ndierë vështirësi në fillimin e takimit, pasi kishte një mungesë të gjatë nga fusha e blertë.

“Unë ndjeva pak në vështirësi në pjesën e parë me frymëmarrjen, por na ndihmon edhe eksperienca.  Futbolli është edhe fat, por para rastit të Alveshit, Nimaga humbi për ne një shans të mirë për të kaluar në avantazh.

Pjesa e parë ishte e barabartë, por çdo gjë ndryshoi në pjesën e dytë. Forcën e kemi treguar që me Kupat e Europës, për të vazhduar me kampionatin dhe tashmë jemi në finalen e Kupës. Pra, mund të quhet viti i Skënderbeut. Nëse do të sigurojmë kampionatin, atëherë nuk e di sesi do të shkojnë punët. Megjithatë pa e siguruar atë, nuk do të ketë tolerime. Sigurisht në këtë moment që duhet të jemi në ritëm edhe për Kupën”, është shprehur Lilaj. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/