Klopp: Ishim fantastikë, me përjashtim të 10 minutave të fundit

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, pas fitores 5-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions kundër Romës, deklaroi se skuadra e tij gaboi në fund dhe se 11-metërshi i fituar nga italianët, nuk ishte.

“Bëmë një paraqitje të përsosur për rreth 80 minuta ose më shumë, por në fund gabuam.

11-metërshi nuk ishte, por kjo është situata dhe tani jemi 5-2. Do të ishim më të lumtur nëse do ta kishim mbyllur ndeshjen 5-0 ose 5-1. Do të ishte një rezultat fantastik. Por do të shkojmë në Romë për të provuar sërish të fitojmë.

Shënuam 5 herë dhe mund të realizonim edhe më tepër se aq. Kjo është diçka pozitive. Në këtë moment nuk ndihem mirë, sepse mendoj dy golat e pësuar, por nesër do të shoh pjesën pozitive të ndeshjes.

Është absolutisht më mirë sesa mendova para ndeshjes.

Oxlade-Chamberlain? Ndoshta ka pësuar një dëmtim të rëndë. Ky është një lajm i keq për ne”, tha trajenri i Liverpool, Jurgen Klopp.