Ish-mbrojtësi i Juventusit merr drejtimin e Udinezes

Masimo Odo është shkarkuar nga stoli i Udinezes për shkak të rezultateve të dobëta. Kandidatë për të marrë drejtimin e skuadrës së Serisë A ishin Delneri, Stramaçioni dhe Guidolin, tre trajnerë të njohur italianë, por drejtuesit kanë bërë një zgjedhje surprizë.

Kroati Igor Tudor është zyrtarisht trajneri i ri i Udinezes. Ish-mbrojtësi i Juventusit ka marrë përsipër ta drejtojë Udinezen në luftën e mbijetesës. Tudor ka parakaluar kandidatët e tjerë në mënyrë të befasishme.

Më parë trajneri kroat ka drejtuar Hajdukun e Splitit, PAOK-un në Greqi dhe në Karabuksporin dhe Gallatasarajin në Turqi.