Ironia e fatit, Skënderbeu ka shansin të festojë titullin ndaj ekipit që ia “rrëmbeu”

Fitorja e djeshme në kryeqytet me Partizanin e afron shumë Skënderbeun me titullin kampion, që ka shansin t’ia marrë që në javën e 31-të ekipit, që ia rrëmbeu “me dhunë” sezonin që shkoi, Kukësit.

Janë edhe 6 ndeshje, pra 18 pikë në lojë dhe diferenca me vendin e dytë, që e mban pikërisht Kukësi, është 14 pikë. Kjo do thotë se një fitore e mundshme e korçarëve në ndeshjen e radhës, do ta çonte në 17 diferencën, e parikuperueshme në 5 ndeshje dhe matematikisht ata do të ishin kampionë.

Ironi e fatit për Skënderbeun, që ta festojë titullin e tetë në historinë e tij ndaj ekipit kampion  në fuqi, ashtu si Kukësi e festoi sezonin e shkuar ndaj korçarëve, por me një ndeshje me shumë polemika për shkak të gjykimit të Enea Jorgjit.

Por duhet fitorja e Skënderbeut, ndërsa barazimi dhe humbja e mundshme ndaj Kukësit do ta shtonin festën e titullit për një javë më pas. / Vipsport.al