Hulio Sezar: Murinjo më tha se me një dorë prisja më shumë se Kasijas

Zhoze Murinjo dhe Iker Kasijas janë urryer publikisht në periudhë kur portugezi drejtonte Real Madridin. Trajneri ishte ai që uli në stol gardianin i cikli asokohe ishte titullar i padiskutueshëm te Spanja, duke bërë të qartë se cikli i tij kishte mbaruar me kohë.

Hulio Sezar, ish-portieri i Brazilit dhe Interit, ka treguar një histori të vitit 2013, periudhë kur Murinjo po largohej nga Real Madrid. Brazili fitoi atë verë Kupën e Konfederatave duke mundur në finale 3-0 Spanjën dhe Hulio Sezar mori çmimin e portierit më të mirë të turneut duke mbajtur veshën fanellën e Kasijas, si nderim për rivalin e tij dhe karrierën e suksesshme që kishte pasur.

“Kur u ktheva në dhomat e zhveshjeve pashë një mesazh të Murinjos në celularin tim ku shkruhej ‘A je i çmendur. Është Kasijas ai që duhet të veshë fanellën tënde dhe jo ti të tijën’. Dhe më tha se unë me një dorë të vetme prisja më shumë se Kasijas”, ka treguar Sezar, i ftuar në një emision televiziv në Brazil.

“Më pas Iker erdhi për të më falënderuar për gjestin në dhomat e zhveshjeve, foli me mua dhe i thashë se duhej të përballej me Murinjon, një person i vështirë, pro të cilin duhej ta përballonte. Murinjos i pëlqen gjithmonë të përplaset me lojtarët që cilësohen si yjet në ekipet që drejton”, ishin fjalët e ish-portierit brazilian. /vipsport.al/