Gafa publike e Armand Dukës

 

Ish-presidenti i FSHF-së, Armand Duka vazhdon të bëjë gabime publike, sidomos në aspektin juridik. Normalisht, nga kualifikimi edukativ, nuk fajësohet si individ, por sëbashku me stafin që e këshillon.

Duka ka bërë një letër që ka dalë publikisht, duke ngritur pikëpyetje mbi KAS-in e Shqipërisë, duke pretenduar se nuk e njeh.

Si nevojshmëri, për të sqaruar opinionin publik, që të mos keqinformohet prej ish-presidentit të FSHF-së, por gjithashtu edhe për të informuar edhe të si individ, më poshtë janë disa argumenta që duhet t’i di, ose nëse i ka ditur, ka bërë gabim që i ka keqinterpretuar.

Së pari, FSHF e njeh KAS-in si organ gjyqësor, për aq kohë sa disa muaj më parë, i është drejtuar vetë këtij KAS-i për zgjidhje. Duka duhet ta kujtojë mjaft mirë këtë gjë, kur iu drejtua për një pretendim kundër KOKSH-it, për procedurë në Asamblenë Zgjedhore të këtij të fundit.

(Fakti që i është drejtuar zyrtarisht për zgjidhje, konfirmon që e njeh zyrtarisht).

Së dyti, Ligji për Sportin me nr. Dekreti 10333, i datës 18.05.2017 ia detyron qartësisht:

Neni 24, pika 10 thotë shprehimisht:

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, federatat shqiptare të sportit, klubet dhe shoqatat sportive, shoqëritë dhe çdo sportist apo trajner me titull individual pranojnë autoritetin e Këshillit të Arbitrazhit Sportiv. Ky detyrim përcaktohet në statutet e tyre, të cilat duhet të ndryshojnë për të përfshirë  këtë dispozitë brenda nëntë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, nëse nuk e kanë parashikuar.

(Pra, 9 muaj që është koha që ligji u ka dhënë në dispozicion, ka kaluar dhe KAS-i njihet me ligj nga të gjitha Federatat). Duka udhet ta dijë që ligji prevalon mbi statutet).

Së treti, sikur të mos mjaftojë fakti që Ligji i Sportit e rregullon mjaft mirë këtë ngërç, edhe vetë Statuti i FSHF, pikërisht, pika 10 e tij, siç thotë edhe Duka në letrën e tij, e parashikon KAS-in.

Neni 10, pika c)

Çdo mosmarreveshje e dimensionit kombëtar që del nga/ose lidhet me aplikimin e statuteve ose rregulloreve të FSHF ose ndonjë kontratë, i duhet referuar një Gjykate të pavarur dhe të paanëshme të arbitrazhit, që është Gjykata e Arbitrazhit për Sportin në Lausanne siç është specifikuar në dispozitat përkatëse të Statuteve të FIFA dhe UEFA derisa legjislacioni shqiptar të ketë ngritur një gjykatë të përshtatshme arbitrazhi në Shqipëri e cila plotëson kërkesat minimale të FIFA-s dhe UEFA-s. Gjykata e Arbitrazhit për Sportin në Lausanne do të zgjidhë mosmarrëveshjet në vend të ndonjë gjykate tjetër të zakonshme, derisa kjo të ndalohet nga legjislacioni në fuqi në Shqipëri.

(Pra fjalia “derisa legjislacioni shqiptar të ketë ngritur një gjykatë të Përshtatshme Arbitrazhi për Sportin” është e realizuar, pasi Ligji i ri për Sportin, e ka shumë të qartë)

Së katërti, ish-presidenti Duka bën një autogol kur e pyet, që t’i paraqesë një status juridik apo NUIS që ka KAS-i. Pikërisht me këtë pyetje, ai tregon shkeljet e rënda dhe shpërdorimin e detyrës që ka bërë në të shkuarën, kur ka futur disa Shoqata të paregjistruara në Gjykatë. Si është e mundur që ai nuk ua bëri asnjëherë këtë pyetje atyre, para se t’i fuste si anëtare me të drejta të plota?! Kjo tregon, që ai e ka ditur mjaft mirë si duhet ligjërisht kjo procedurë dhe e paska shkelur me vetëdije të plota.

Të gjithë këto argumenta, vlejnë për të sqaruar opinionin dhe individë të caktuar, që gafat juridike nga paaftësia ose keqdashësia nuk mund të përbëjnë dot një argument…

 

Nga FATION SHEHU

more recommended stories