Gabimi i kushton sezonin, Bare i heq mundësinë vetes për të luajtur me yjet e Madridit

Keidi Bare është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj La Korunjës që zhvilloi me ekipin e dytë të Atletiko Madridit, pasi ka marrë dy kartona të verdhë nga arbitri.

Ajo që rëndoi më tepër mbi mesfushorin e Kombëtares, ishin sharjet e tij në drejtim të kryesorit të takimit. Fyerjet dhe ofendimit që Bare bëri ndaj Hose Hoakin Galego Gambin, u shkruajtën në realcionin e ndeshjes dhe mesfushori ka mësuar vendimin për dënimin e tij.

Sipas dënimit të bërë publik nga ana e Federatës spanjolle, Bare është dënuar me 8 ndeshje pezullim për këto ofendime, duke ia shtuar ndeshjes që do të mungonte për shkak të kartonit të kuq dhe duke mbyllur sezonin përpara kohe, pasi nuk mund të ndihmojë më ekipin e dytë të Atletiko Madridit.

Megjithatë nuk është ky “pengu” më i madh për mesfushorin shqiptar, pasi mediat spanjolle bën të ditur faktin se Bare do t’i jepej mundësia sërish për të qenë nën urdhërat e Diego Simeones me ekipin e parë. Pas këtij dënimi të marrë do të digjet edhe kjo mundësi për të luajtur me yjet e Atletiko Madridit. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/