Fitimet e çmendura të Mesit, këtë sezon ka arritur 126 milionë euro!

Lionel Mesi është futbollisti i cili ka fituar më shumë në këtë sezon futbollistik nga rroga, bonuset dhe të ardhurat nga e drejta e imazhit. Sezoni nuk është mbyllur ende por argjentinasi ka vendosur që tani një rekord të ri, pasi deri tani ka fituar nga burimet e mësipërme plot 126 milionë euro.

Sipas të dhënave të publikuara nga “France Football”, bëhet e qartë se si argjentinasi ka kaluar duke lënë shumë pas Kristiano Ronaldon, i cili vitin e kaluar ishte i pari me 87,5 milionë euro, por aktualisht ndjek nga larg Mesin në kuotën e 94 milionë eurove të fituara. Rritja e ndjeshme e fitimeve të Mesit vjen nga rinovimi me Barcelonën, e cila i ka siguruar përveç përmirësimit të rrogës, edhe një bonus besnikërie.

I vetmi që mund të rivalizojë me këta dy futbollistë është braziliani Nejmar, i cili ka fituar në këtë sezon 81,5 milionë euro, thuajse duke dyfishuar atë të një edicioni më parë ku siguroi 43,5 milionë euro. Më pas vijën shumë të shkëputur Garet Bejl (44 milionë euro) dhe Zherard Pike (29 milionë euro). /vipsport.al/