Duro jep dorëheqjen: Flamurtari ka humbur besimin, largohem!

Trajneri Shpëtim Duro jep dorëheqjen. Lajmin e ka konfirmuar në intervistën për RTSH pas ndeshjes së sotme kundër Skënderbeut.

“Në pjesën e parë u munduam dhe ishte rezultati i barabartë. Në pjesën e dytë, pas shtyllës së Danilos pësuam gol. Skuadra ka humbur besimin dhe këtë e shoh nga dita në ditë. Sot u takova me skuadrën dhe nuk do të jem më trajner i Flamurtarit. Kjo është mëse normale duke parë këtë situatë. Marr përgjegjësinë time si trajner. Këtë vendim e di që nuk do ta mirëpres presidenti Idrizi, i cili ka këmbëngulur që unë të qëndroj. Kam kaluar shumë mirë te Flamurtari, kam marrëdhënie shumë të mira me presidentin Idrizi. Por rrëshkitja e skuadrës gjatë javëve të fundit bën që unë të largohem. Nuk bëj prapaktheu nga vendimi im. Kjo është në të mirë të skuadrës dhe presidentit Idrizi”,  tha Shpëtim Duro për RTSH.