Dikur shkëlqente te Tirana, tani Kahata është “yll” në Afrikë

Francis Kahata është kthyer në “yll” te Gor Mahia. Ish-mesfushori i Tiranës është kthyer në “hero” te klubi kenian.

Mesfushori shënoi golin që i dha të drejtën Gor Mahias të marrë pjesë në “CAF Confederation”, në takimin kundër ekipit nga Afrika e Jugut, Supersport United.

Ndeshja e parë në Kenia kishte përfundoi 1-0 për Gor Mahian, ndërsa sfida e dytë u mbyll me fitoren 2-1 të Supersport United.

Gor Mahia u kualifikua falë golit në fushë kundërshtare, i shënuar pikërisht nga Kahata.

Një sukses ky që për Gor Magian nuk ndodhte prej dy dekadash.

Në mediat keniane, Francis Kahatas i kanë bërë një profil të shkurtër, për t’u njohur me “heroin” e Gor Mahias, i cili tre sezone më parë ishte pjesë e Tiranës. Ai mund të luajë fare mirë si mesfushor qendre dhe fantasist, por gjithashtu është një njohës i mirë i portës kundërshtare. Më herët ai ka luajtur edhe në Afrikën e Jugut dhe në Kinë, përveçse në Shqipëri me Tiranën.

Kahata ndihmoi Gor Mahian të fitonte titullin kampion në Kenia këtë sezon që u mbyll./Vipsport.al/

 

more recommended stories