Debati në studio/ Osmani: Vetting dhe për gazetarët! Hoxha: Mua më kap, se kam udhëtuar me Skënderbeun

Gazetari Artan Hoxha është i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top-Channel, teksa ka sugjeruar për “Vetting” në futboll.

Në këtë sugjerim, ka ndërhyrë mbrojtësi i Skënderbeut, Tefik Osmani që iu drejtua: “Po, të ketë edhe Vetting edhe për gazetarët”, ndërsa gazetari Artan Hoxha iu përgjigj me batutë: “Mua më kap, sepse kam udhëtuar me ekipin e Skënderbeut”.

Debati Hoxha-Osmani:
Osmani: E mban mend çfarë na the pas ndeshjes me Sportingun?

Hoxha: Jo, ja thuaje njëherë…

Osmani: Na the që të vinte keq, sepse na dëmtoi gjyqtari.

Hoxha: Po e thashë për penalltinë e dytë.

Osmani: Po pra, ashtu thua që të kap Vettingu edhe futbollin, sepse ke udhëtuar me Skënderbeun. Por ke udhëtuar nga 80 herë me Skënderbeun për ndeshjet e Europës.

Hoxha: Jo 80 herë.

Osmani: Po 60 herë pra. Po me Skënderbeun do udhëtosh se nuk ka shans asnjë ekip tjetër shqiptar ta bëjë atë që ka bërë Skënderbeu.