Çudia e radhës e ndërkombëtarit “ngelës” Hamiti, të kuq Shtubinës se… festoi

Eldorian Hamiti bëhet gjithnjë protagonist me vendimet e tij të çuditshme dhe që ndikojnë padyshim në ecurinë e ekipeve. Kryesori i cili ka dështuar në testet e FIFA-s dhe rrezikon të humbasë licencën ndërkombëtare,  ka dhuruar një tjetër provë të “aftësisë” së çuditshme për të komplikuar gjithçka, duke ndëshkuar me karton të kuq Ndriçim Shtubinën se… po festonte kualifikimin në finale.

Në fund të ndeshjes lojtarët e Laçit lanë në mes festimet the rrethuan Hamitin, duke protestuar te gjyqtari dhe më pas u zbulua se ai i kishte treguar kartonin e kuq Shtubinës. “Nuk kam bërë asgjë, thjesht tregova mbiemrin që kam, e kam të shkruar ne fanellë. Edhe Mesi me Ronaldon tregojnë mbiemrin në fanellë dhe nuk e quan kush provokim e aq më shumë t’u japin kartonë”, ka shpjeguar Shtubina për “Sport Ekspres” situatën e krijuar në fund të ndeshjes.

Në fakt, një festim duke treguar mbiemrin shihet thuajse çdo javë në stadiumet e mëdha europiane duke kaluar pa u ndëshkuar nga gjyqtarët, por Hamiti me sa duket po vendos një standard të ri, krejtësisht të tijin, për të shtuar famën si një nga kryesorët më problematikë në futbollin shqiptar. /vipsport.al/

more recommended stories