Conte drejt largimit, ja 7 emrat që po studion presidenti i Chelsea

Antonio Conte duket se po zhvillon sezonin e fundit në stolin e Chelsea. Trajneri italian nuk ka përmbushur objektivat dhe Abramovich është duke menduar për pasuesin e tij.

Mediat angleze (Telegraph dhe Daily Mail) kanë bërë një listë me emrat e trajnerëve që janë duke u monitoruar nga presidenti i Chelsea.

Emri më i përfolur është ai i trajnerit aktual të Napolit, Maurizio Sarri. Edhe Lusi Enrique, i cili aktualisht është i papunë ka shanse të larta për të qenë trajner i Chelsea.

Kandidatët për të marrë stolin e Chelsea:  

LUIS ENRIQUE ( pa skuadër)

LEONARDO JARDIM (Monaco)

MAURICIO POCHETTINO (Tottenham)

JULIAN NAGELSMANN (Hoffenheim)

DAVID WAGNER (Huddersfield)

MAURIZIO SARRI (Napoli)

EUSEBIO DI FRANCESCO (Roma)