Çmendet Murinjo, 150 milion euro për portierin e Barcelonës

E ardhmja e portierit spanjoll David De Gea duket se është larg Mançester Junajtid, pasi PSG-ja dhe Real Madridi janë të gatshme të paguajnë çmimin që kërkojnë “djajtë e kuq” për të siguruar shërbimet e gardianit.

Tekniku i Mançesterit, zhoze Murinjo ka fillua të mendojë për një portier që mund të zëvendësojë denjësisht De Gean dhe emri i parë n listën e anglezëve është portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, drejtuesit e Mançesterit janë të gatshëm të paguajnë rreth 150 milionë euro për portierin gjerman.

Problem për transferimin mbetet klauzola e lartë që ka Ter Stegeni, pasi arrin deri në 180 milionë euro, ndërkohë që “djajtë e kuq” nuk mendojnë të ofrojnë më shumë se 150 milionë.

Duke parë interesimet që po bëjnë ekipet për futbollistët, pritet që kjo verë të jetë shumë e nxehtë për sa i përket transferimeve dhe shpenzimet priten të jenë stratosferike. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/