Borusia sfidon Milanin dhe Lacion për talentin turk, ka klauzolë 12 milionë euro

Garë e fortë Itali-Gjermani për një nga futbollistët më të mirë të Beshiktashit dhe kombëtares turke. Përveç Milanit dhe Lacios në Serinë A, tani në garë është futur edhe Borusia e Dortmundit.

Oguzhan Ozyakup, sipas “Sport Witness”, është vënë në shënjestrën e klubeve të njohura europiane. Mesfushori i talentuar është kapitenin i Beshiktashit. Gjermanët e Borusias po punojnë fort për këtë futbollist, për të paguar klauzolën e prishjes së kontratës, që kap shifrën e 12 milionë eurove.

Futbollisti i kombëtares turke, i datëlindjes 1992, këtë sezon ka luajtur 32 ndeshje me Beshiktashin dhe ka dhënë 7 asiste. /Vipsport.al