Barcelona bën pazar tek Ajaksi, përzgjedh tre talente për rinovimin e skuadrës

Për sezonin e ardhshëm drejtuesit e Barcelonës janë duke programuar një fushë përforcimesh, duke marrë gjithmonë në konsideratë largimin e Andres Injestës dhe ndonjë lojtari tjetër me peshë në skuadrën katalanase.

“Mundo Deportivo” bën me dije se merkatoja e Barcelonës është fokusuar drejt Amsterdamit. Tek Ajaksi talentet janë gjithmonë të shumtë dhe drejtuesit katalanas kanë veçuar tre prej tyre, për të cilët gjykojnë se kanë ADN-në e Barcelonës.

I pari është Mathijs De Ligt, mbrojtës qendre, por që përshtatet edhe në pozicione të tjera. Dy të tjerët janë mesfushorët Frenk De Jong dhe Doni van de Bek. Këta lojtarë janë ndjekur nga afër në ndeshje të ndryshme të Ajaksit në këto muajt e fundit nga njerëzit e merkatos së Barcelonës. Janë pëlqyer dhe tani po bisedohet për konkludimin e marrëveshjes. / Vipsport.al