Arrestohet anëtari i FIFA-s, përvetësoi fondet e Kombëtares së Kongos

Anëtari i Këshillit të FIFA-s, Constant Omari është arrestuar me akuzën për korrupsion në pozicionin e tij si president i Federatës së Futbollit të Kongos.

Omari, i cili është edhe zv.president i Konfederatës së Futbollit të Afrikës është arrestuar për akuzën e përvetësimit të fodeve të dhëna nga qeveria për Federatën e Kongos, që kishin për qëllim financimin e ekipit kombëtar të Kongos dhe klubeve të këtij vendi.

Omari u arrestua së bashku me dy zyrtarë të tjerë federalë dhe një zyrtar të ministrisë së sporteve, të cilët u transferuan në Prokurorinë Publike të Kinshasës. Një person i pestë i përfshirë në hetim, presidenti i Komitetit Olimpik të Kongos, është larguar nga vendi dhe ndodhet në kërkim. Omari, 60 vjeç, u zgjodh në Këshillin e FIFA-s në 2015-ën./Vipsport.al/