Alegri dhe strategjia e minutave të fundit: Të sulmonim te Hysaj!

Në minutat e fundit të ndeshjes së djeshme kundër Napolit Juventusi kishte vetëm një qëllim: të sulmonte në krahun e Hysajt. Këtë e ka pranuar edhe trajneri Alegri pas përfundimit të ndeshjes, duke shpjeguar se hodhi në fushë Manxhukiçin në minutat e fundit dhe e udhëzoi ekipin të kërkonte gjithmonë kroatin në duelet përballë  mbrojtësit shqiptar.

Hysaj kishte kaluar më shumë se një orë të ndeshjes, duke dueluar me Dagllas Kostën në shpejtësi, duke mos e lejuar brazilianin të gjente hapësira, sidomos në pjesën e dytë. Alegri hodhi në fushë Manxhukiçin pikërisht me qëllimin që fiziku i kroatit të bëntëe diferencën edhe në duelet në ajër, taktikë që nuk funksionoi.

I ngacmuar nga gazetarët e “Sky Sport”, nëse kishte menduar se ndeshja shkoi si ajo ndaj Realit të Madridit, Alegri ka treguar se pas golit të Kulibali nuk kishte pasur kohë të mendonte për gjëra të tilla. “Jo, sepse duhej të ngrinim kokën lart, duhej të kërkonim duelet e Manxhukiçit kundër Hysajt”, – theksoi trajneri i Juventusit. /Vipsport.al/

more recommended stories