Zidane: Doja të evitoja Juventusin, do t’i lë ndjenjat mënjanë…

Real Madrid do të përballet ndaj Juventusit në çerekfinale të Champions League. Trajneri i skuadrës spanjolle, Zinedine Zidane është shprehur se ende ruan kujtime të bukura nga koha kur aktivizohej me Juventusin.

“Kam luajtur 5 vjet te Juventus dhe sa herë që përballem me të, emocionohem. Do preferoja që ta evitoja Juventusin për shumë arsye. Por, kur të përballemi do t’i lë mënjanë ndjenjat dhe kujtimet dhe do të përqendrohem te ndeshja”, u shpreh Zidane.

“Është një Juventus i fortë, ashtu si vitin e kaluar. Është shumë kompetitiv dhe do të jenë dy ndeshje shumë të vështira dhe të ekuilibruara. Shanset për të kaluar në gjysmëfinale janë 50/50”, përfundoi trajneri i Real Madrid.

more recommended stories