Vllaznia akuzoi për dhunë, reagon Korabi: Nuk na respektuan, po shpifin

Klubi i Korabin reagon pas akuzave të Vllaznisë B. Shkodranët kanë akuzuar se në Peshkopi janë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, ndërsa administratori i klubit dibran, Fehmi Mëziu ka kërcënuar një lojtar 17-vjeçar të ekipit kuqeblu.

Klubi i Korabit shkruan se të gjitha këto janë sajesa dhe se trajneri i Vllaznisë B po përbalt emrin e ekipit dibran.

REAGIMI– “Marim shkas nga prononcimi i trajnerit Kraja në rrjetet sociale ku shprehet se ai dhe lojtarët e tij janë “dhunuar” dhe “ofenduar”!

Në mënyrë të përsëritur ky person po përbalt emrin e Klubit që përfaqëson Dibranët me akuza të pabaza dhe shpifje.

Lojtarët e Vllaznisë B dhe traineri i tyre kanë treguar mungesë rrespekti ndaj tifozëve Dibranë dhe Klubit “Korabi” sot dhe në dy takimet e zhvilluara në fazën e parë dhe fazën e dytë në Peshkopi dhe Shkodër.

Në Peshkopi barazuan 1-1 dhe thyen stolat e pankinës ndërsa në Shkodër është dashur ndërhyrja e policisë dhe FNSH që të qetësohet situata pasi traineri është konfliktuar verbalisht në prani të delegatit dhe vëzhguesit të ndeshjes me stafin e Korabit.

Është e habitshme se pas çdo takimi në transfertë prononcimet e trainerit të Vllaznisë B janë të tilla për çdo ekip me të cilin është ndeshur.

Klubi i futbollit “Korabi” duke publikuar të ndeshjen e plotë do të vërtetojë që takimi është zhvilluar në kushte fair-play dhe tëpër korrekte në të gjitha aspektet,

Ndërhyrja në fushë është bërë pas ndërprerjes të ndeshjes nga kryesori i takimit i cili ndëshkoi me karton të kuq Laçon dhe një lojtar të Vllaznisë B.

Portieri Laço është ofenduar nga ky i fundit pasi gjendej i shtrirë përtokë dhe është dashur ndërhyrja e Zv. Trainerit të Vllaznisë B dhe stafit të Korabit për të shuar konfliktin e shkaktuar nga lojtarët miq.

Me anë të telefonave dhe prononcimeve përpiqen të justifikojnë punën e tyre ndërkohë që hedhin poshtë mundin dhe djersën e lojtarëve dhe stafit të Klubit tonë.

Nëpërmjet pamjeve filmike do të informojmë opinionin publik dhe do të provojmë se takimi për 93 minuta është shoqëruar vetëm me duartrokitje dhe lojë të bukur!”, shkruhet në reagimine klubit të Korabit.