VIDEO/ Kur kartonin e kuq ta jep shoku i skuadrës

Një episod shumë i çuditshëm ka ndodhur së fundi në kategorinë e dytë në Francë, në ndeshjen mes Quevilly dhe Auxerre. Lojtarët e skuadrës mike, Polomat dhe Barreto, nisin një zënkë me fjalë, duke sharë ashpër njëri tjetrin.

Pas pak sekondash ata kapen me duar dhe për t’i ndarë ndërhyn një nga kundërshtarët. Arbitri nuk ka dyshime, të dy lojtarët ndëshkohen me karton të kuq dhe e lënë skuadrën e tyre me 9 vetë në këtë ndeshje. Ndodh rëndom që dy lojtarë kundërshtarë zihen mes tyre dhe të dy marrin karton të kuq, por mes lojtarëve të të njëjtit ekip ndodh shumë rrallë. / Vipsport.al

more recommended stories