Vangjeli: Do festojmë kur të arrijmë grupet në Champions

Mbrojtësi i Skënderbeut, Kristi Vangjeli, ka shpjeguar se loja e sotme zhgënjyese e korçarëve në pjesën e dytë, ishte pasojë e vetkënaqësisë së lojtarëve pas rezultatit 2-0. Në “Gol pas Goli”, ai insistoi se ço fitore nuk ishte motiv euforie për ekipin e tij dhe se nëj gjëtë tillë do ta bënin vetëm kur të arrinin objektivin madhor që i kishin vënë vetes.

Për paraqitjen e sotme

“Të them të drejtën nuk është se bëmë një ndeshje shumë të mirë sot. Ndoshta dy golat e pjesës së parë bënë të ulim disa ritmin, t’i jepnim mundësi Luftëtarit të qarkullonte topin. Por më e rëndësishme janë tri pikët që morëm dhe vazhdojmë të mbajmë distancën ndaj ndjekësve”.

Për mungesën e euforisë në ekip pas një ecurie të tillë

“Ekipi ka këtë ritëm gjatë gjithë vitit dhe nuk është se një fitore na bën të lumtur dhe festojmë në dhomat e zhveshjeve. Ne punojmë për këto gjëra dhe atë që meritojmë në fushë e marrim. Gëzime ka por ato janë që të futemi në grupet e Champions se të tjerat i kemi arritur e i kemi bërë të thjeshta”.

Për situatën me hetimin e UEFA-s

“Është një betejë e madhe që i përket klubit dhe atë që do të shfaqë zyra ligjore. Ne kemi qenë të përqednruar të rrimë me këmbë në tokë, të vazhdojmë të tregojmë në fushën e lojës vlerat. Nuk jemi nga ata që të analizojmë se nuk dimë asgjë nga ky aspekt, janë të tjerë që vendosin dhe mendojnë për gjërat se si do të sillet Skënderbeu në gjykatë apo jo. Ne presim vendimin që shpresojmë të jetë për ne dhe të përgatitemi për kualifikueset e Liëgs së Kampioneve”.

Për shanset e skuadrave për Europën

“Të them të drejtën është bërë një luftë shumë e madhe, por besoj se janë 6-7 ekipe që do të luajnë deri në fund. Besoj se Laçi ka ekip shumë të mirë, lojtarë shumë të rinj që luajnë futboll të mirë,. Kukësi është shumë afër. Edhe Flamurtari është një ekip goxha i mirë, i ndërtuar mirë dhe pothajse është në gjysmëfinale të Kupës”. /vipsport.al/