U largua nga Partizani, Sulejman Starova firmos zyrtarisht në Kosovë

Pasi Ismet Munishi ka dhënë dorëheqjen nga Feronikeli, skuadra nga Drenasi ka zyrtarizuar teknikun e ri.

Bëhet fjalë për Sulejman Starovën, që vetëm përpara pak kohësh është larguar nga Partizani. Tashmë Starova do të jetë pjesë e Feronikelit, që për objektiv ka titullin kampion. Kosova është kthyer në një objektiv për të gjithë trajnerët shqiptarë, pasi Starova do të gjejë atje edhe teknikët e tjerë si: Magani, Josa dhe Shkëmbi.

Klubi nga Drenasi mbetet në garë për të marrë kryesimin në “Vala Superliga”, pasi është vetëm 6 pikë larg Dritës. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/