U bë kuqezi për një javë, Bujar Lika: Do rivalizoj Hysajn, në klub u gëzuan për mua

Bujar Lika është “surpriza” e radhës në grumbulimin e përfaqësueses shqiptare të futbollit. Por me sa duket, ftesa kuqezi ka qenë një surpirzë edhe për vetë mbrojtësin, i cili ka zbuluar se gjithçka ka ndodhur brenda javës së fundit.

“Para një jave kishim ndeshje ndaj Jang Bojz. Më kontaktoi Panuçi me një telefonatë dhe u arrit gjithçka. Pas ndeshjes vendosa, mbaroi, do luaj për Shqipërinë, u bë gjithçka për 2-3 ditë”, ka thënë futbollisti gjatë konferencës së sotme për shtyp.

“Jam shumë krenar për këtë mundësi, që më kanë çuar ftesën. Është mundësi e madhe për mua. Më parë kam luajtur në Kategorinë e dytë të Zvicrës, kam pasur shumë dëmtime. Tani po mundohem të tregoj veten siç duhet dhe erdhën kontaktet me Panuçin.

Kam zgjedhur të luaj për Shqipëinë, nuk kam pasur kontakte nga Kosova. Por për mua ka qenë gjithmonë ëndërr. E kam vendosur të luaj dhe për familjen timë është kënqësi e madhe që përfaqësoj shqipionjën kuqezi. Kur kam marrë ftesën, janë gëzuar edhe lojtarët e Grasshopers, pasi tani Shqipëria dihet që ka vlerë të madhe, është kënaqësi e madhe që jam këtu”, tha ai.

Lika do të duhet të tregojë vlerat e tij por për të fituar një vend në formacion do ta ketë pak të vështirë, duke llogaritur se aktualisht në pozicionin e tij luan Elseid Hysaj.

“Konkurrenca është shumë e madhe me Hysajn, por në stërvitje do të tregoj veten në maksimum dhe ta shohim. Do të tregoj veten në stërvitje dhe të shohim se çfarë ndodh”, tha ai. /vipsport.al/