Totenhemi si një akademi, merkatoja e Realit bazohet në Londër

Mesfushori i Totenhemit Dele Ali, duket se është një nga objektivat kryesor të Real Madridit në merkaton e verës. Mesfushori anglez shihet si zëvendësuesi ideal i kroatit Modriç, në rast se ai largohet gjatë verës.

Një tjetër objektiv për “Los Blancos”, do të jetë edhe sulmuesi Herri Kejn, i cili po kalon një formë fantastike me Spërsat, duke shënuar 24 gola me fanellën e londinezëve gjatë këtij sezoni. Sulmuesi Kejn po vëzhgohet edhe nga shumë ekipe të tjera në Europë dhe duket se do të ketë një luftë të fortë për të siguruar shërbimet e tij.

Real Madridi i ka marrë Totenhemit dy nga yjet e saj gjatë sezoneve të fundit. Fillimisht, në “Santiago Bernabeu” u transferua mesfushori Luka Modriç, ndërkohë që pas një sezoni, Gareth Bejl theu rekordin si transferimi më i shtrenjtë në histori, duke u transferuar për 100 milion euro. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/

more recommended stories