Stërvitja e parë / Panuçi bën mbledhje, Duka “kontrollor”

Kombëtarja shqiptare e futbollit po zhvillon seancën e parë stërvitore të saj për vitin 2018 nën drejtimin e trajnerit Kristian Panuçi. Të gjithë futbollistët që janë grumbulluar dje në Durrës, janë vënë nën urdhrat e teknikut italian për këtë seancë të parë.

Ndonëse ka kontaktuar me shumë prej lojtarëve gjatë 24 orëve të fundit në hotel, Panuçi ka filluar zyrtarisht përgatitjet për Norvegjinë me një mbledhje në fushën e kompleksit, duke u folur lojtarëve për rreth 10 minuta për atë që pret prej tyre gjatë këtyre ditëve.

Si vëzhgues në këtë mbledhje ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili i është bashkuar grupit të lojtarëve në fushë për disa minuta duke dëgjuar monologun e Panuçit rreth punës që duhej bërë në ditët në vazhdim nga grupi dhe nga secili individualisht.

Më pas, skuadra ka vijuar stërvitjen, kurse Duka është larguar i shoqëruar nga Etrit Berisha, i cili kishte shqetësime në kofshë nuk mori pjesë në seancën e sotme stërvitore. /vipsport.al/