Skolari hedh “bombën”: Ronaldo më ka pyetur për futbollin në Kinë

Një figurë e njohur në futbollin botëror, Felipe Skolari, ka hedhur “bombën” sa i përket të ardhmes së Kristiano Ronaldos.

Tekniku brazilian është shprehur për mediat portugeze, se ylli i Real Madridit e ka pyetur rreth futbollit në Kinë, pasi Skolari ka drejtuar në këtë kampionat.

“Është e vërtetë, Kristiano Ronado më ka pyetur disa herë sesi është të jetosh në Kinë. Unë i kam treguar atij gjithçka. Kina është vendi më i mirë në botë. Unë i kam thënë atij atë që përsëris gjithmonë, faktin se pavarësisht shanseve që ai mund të ketë për t’u transferuar në klubet e tjera, duhet të zgjedhë kampionatin kinez”, është shprehur Skolari. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/