Skënderbeu mund Luftëtarin, por gjyqtarët bëhen protagonistë (VIDEO)

Skënderbeu ka marrë fitoren e radhës për të vazhduar i qetë drejt titullit kampion duke mundur 2-1 Lufëtatrin. Por takimi i sotëm në Korçë është ndikuar jo pak nga vendimet e gjyqtarëve të cilët kanë gabuar në favor të skuadrës korçare.

Një penallti absurde për golin e 2-0, një penallti e padhënë për Luftëtarin, por edhe faulle të shumtë, bënë që ndeshja të nervozohej e të humbiste pak nga bukuria e saj. Në fund korçarët dolën me tri pikë nga fusha e lojës, por pa treguar atë epërsinë që pritej prej tyre përballë gjirokastritëve që kishin mungesa të rëndësishme.

MINUTË PAS MINUTE

90’+5′ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Skënderbeut.

90’+3′ Xhejms mundohet të mbyllë ndeshjen me një gjuajtje të harkuar në shtyllën e dytë, por sfera përfundon jashtë.

90′ Jepen 5 minuta shtesë në këtë ndeshje.

89′ Kristal Abazaj provon nga jashtë zonës, por mbrojtja kundërshtare bllokon tentativën e tij.

88′ Goditje nga këndi për Luftëtarin, Aurelio harkon në zonë por Teqja grushton me vështirësi e më pas mbrojtja largon rrezikun.

85′ Teqja shpëton portën pas një goditje dënimi, duke grushtuar në dy kohë devijimin para tij të Rrocës.

83′ Loja është zhvendosur në gjysmëfushën e Skënderbeut, pasi gjirokastritët janë më ngulmues në këto minuta të fundit. Lika hedh në fushë Lamçjen dhe Aurelion.

78′ Në zhvillimin e një goditje nga këndi, Xhejms shkarkon të djathtën nga jashtë zonës, por Athanasopulos përgjigjet me një pritje të sigurt.

76′ Goditje nga këndi për Luftëtarin në të djathtën. Topi i harkuar në zonë arrin të Abazaj i cili gjuan me shpejtësi, por sfera përfundon në duart e portierit Teqja.

71′ GOOOL Luftëtari, shënon Liçaj. Jakovljeviç i shtrirë në tokë nis një kundërsulm të shpejtë për miqtë që finalizohet me një goditje me kokë të Liçajt, i aftë të kalonte Teqjen i cili bën një dalje të gabuar.

66′ Protesta të Rrocës i cili me të drejtë kërkon faull pas ndërhyrjes së Lilajt, por vijërojtësi Tartaraj vazhdon të mbyllë sytë.

64′ Orges Shehi dëmtohet dhe detyrohet të braktisë fushën e lojës, në vend të tij futet Aldo Teqja.

60′ Trajnerët bëjnë lëzivjet e para. Nimaga hyn në fushë në vend të Osmanit ndërsa më parë Minga kishte zënë vendin e Rapos.

56′ Soue i afrohet golit të tretë për skuadrën vendase me një goditje të shpejtë diagonale nga e djathta, sfera përfundon jashtë kuadratit të ekipit gjirokastrit.

54′ Momente të rrezikshme para portës së Luftëtarit. Fillimisht ëhstë Xhejms që shfaqet në të majtë por nuk gjen asnjë shok skuadre me pasimin e tij. Më pas është Beqiri që largon topin me vështirësi, pa i dhënë mundësinë Soue të gjuajë nga pak hapa larg kuadratit.

51′ Luftëtari është hedhur tërësisht në sulm në këto minuta të para, duke u munduar të rihapë ndeshjen.

47′ Tjetër gafë e gjyqtarëve në dëm të Luftëtarit. Këtë radhë është anësori Ilir Tararaj që nuk sinjalizon penallti për Luftëtarin pasi Mici prek në mënyrë të dukshme topin me dorë.

46′ Aksion i shpejtë i gjirokastritëve që në fillimin e fraksionit të dytë të lojës, Abazaj hyn në zonë por gjuajtja e tij ndalet nga mbrojtja kundërshtare dhe më pas përfundon në fundore.

46′ Fillon ndeshja pa zëvendësime mes skuadrave.

45’+1 Mbyllet pjesa e parë me shifrat 2-0 për ekipin vendas.

45’+1′ GOOOL Skënderbeu, shënon Lilaj me penallti.

43′ Penallti për Skënderbeun, gjyqtari Sino bën shenjë nga pika e bardhë pas një dalje të Athanasopulos me Soue që rrëzohet në zonë. Protesta të shumta të skuadrës gjirokastrite, që kërkon ndëshkimin e sulmuesit për simulim, por Sino nuk ndryshon mendje.

41′ Abazaj merr topin në mesfushë dhe pasi shmang tre kudnërshtarë, gjuan në portë me nëj diagonale nga e djathta. Shehi shoqëron me sy topin që përfundon jashtë.

36′ Bëhet më ngulmues në këto minuta Luftëtari. Aleksi provon me një gjuajtje nga distanca të cilën Shehi e kontrollon jo pa vështirësi në dy kohë.

33′ GOOOL Skënderbeu, shënon Xhejms. Sulmuesi shpërthen në krahun e majtë dhe pasi hyn në zonë, mposht portierin kundërshtar me një goditje të zgjuar. 1-0

31′ Gavazaj merr topin dhe zhvendoset nga e djathta drejt qendrës, duke tentuar portën më nje gjuajtje të fortë, portieri i Luftëtarit pret në pozicion.

30′ Kundërsulm i shpejtë i Luftëtarit me Liçajn në të djathtë, topi i tij në shtyllën e dytë për Abazajn bllokohet nga mbrojtja.

29′ Top i gjatë nga e djathta në shtyllën e dytë për Xhejms i cili ul sferën me kokë, por gardiani i Luftëtarit është në pozicion dhe kontrollon gjithçka.

23′ Situata zhvendoset në krahun tjetër, ku Soue nuk godet, por më pas është Lilaj i cili gjuan drejt portës, duke vënë në vështirësi Athanasopulos i cili devijon duke shpëtuar katërkëndorin.

21′ Goditje dënimi për Luftëtarin në të djathtë, topi mbetet në këmbët e Jakovljeviç, pak hapa larg portës. Futbollisti i Luftëtarit nuk ka kohën të godasë topin, pasi sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

19′ Kundërsulm model i Luftëtarit me Abazajn në krahun e majtë, sfera më pas kthehet te Rroca por goditja e tij bllokohet nga mbrojtja e Skënderbeut.

14′ Harkim nga e majta e sulmit të Skënderbeut për Muzakën i cili kthen topin me kokë, por nuk gjen kuadratin.

11′ Muzaka merr mirë krahun në të djathtë dhe arrin në fundore, nga ku lëshon një harkim drejt zonës për Soue, por Athanasopulos kontrollon sferën në dy kohë.

9′ Pak raste për t’u shënuar në këto minuta të para të ndeshjes, skuadrat janë shumë të kujdesshme dhe u lënë pak hapësira kundërshtarëve.

3′ Luftëtari është pak më i tërhequr në këto minuta të para, duke i lënë iniciativën korçarëve, ndërsa duket i orientuar të rrezikojë me kundërsulme dhe topa të gjatë për Abazajn.

1′ Fillon ndeshja me shkelmimin e topit të parë nga skuadra e Lufëttarit.

Skënderbeu-Luftëtari 2-1
33′ Xhejms, 45’+1′ (p) Lilaj / 71′ Liçaj

Skënderbeu: Shehi (64′ Teqja), Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani (60′ Nimaga), Lilaj, Muzaka, Xhejms, Gavazaj (86′ Dita), Soue
Trajner: Ilir Daja

Luftëtari: Athanasopulos, Rapa, Jakovljeviç, Beqiri, Xhekson, Ramadani (81′ Aurelio), Aleksi, Rroca, Liçaj (80′ Lamçja, Rapo (59′ Minga), Abazaj
Trajner: Hasan Lika

KV: Radas, Aliti / Aleksi, Abazaj. Beqiri

Gjyqtar: Emirjon Sino