Skënderbeu me formacionin më të mirë, Luftëtari pa dy yjet e sulmit në Korçë

Në Korçë pritet të luhet sot një ndeshje interesante, duke qenë se ndeshen dy nga skuadrat më të mira të momentit, Skënderbeu kryesues dhe Luftëtari që kërkon Europën. Secila skuadër ka nga një fitore në dy ndeshjet e para dhe sot kërkohet maksimumi.

Korçarët, jo vetëm për të siguruar matematikisht titullin, por edhe për të shmangur aludimet për tolerim, do të kërkojnë vetëm fitoren me formacionin më të mirë. Trajneri Daja ka menduar të aktivizojë Osmanin në mesfushë, bashkë me Lilajn dhe Muzakën. Në sulm dhe në mbrojtje janë titullarët e zakonshëm. Nuk përjashtohet ndonjë lëvizje surprizë e minutës së fundit.

Luftëtari nga ana tjetër vjen me dy mungesa thelbësore në sulm, Bregun dhe Shkurtajn. Për herë të parë kuarteti i sulmit gjirokastrit do të ketë dy mungesa. Një vend pritet të ketë për Donald Rapon në mesfushë, ndërsa në sulm ka balotazh mes Mingës dhe Lamçes. Në portë konfirmohet Athanasopulos. /Vipsport.al