Skandali i pronave në Lezhë, reagojnë edhe prindërit e Berishës

Pas publikimit të skandalit të pronave në Lezhë te zona e “Rërës së Hedhun”, u përmend edhe emri i prindërve të Etrit Berishës, të cilët kanë blerë një sipërfaqe toke në atë hapësirë.

Në një prononcim për “Report TV”, ata u shprehën se nuk ishin në dijeni të këtyre problemeve, duke treguar se kanë paguar për t’a blerë tokën.

“Ne blemë 400 metra tokë, vetëm për faktin se e gjetëm lirë. Nuk e dimë se çfarë problemesh kanë dalë”- u shprehën prindërit e Berishës.

Nga ky probem, doli një listë me të akuzuar për tjetërsim pronash, ku u përfshinë edhe 3 figura sportive nga të cilët presidenti i Shënkollit dhe ai i Besëlidhjes u arrestuan, ndërkohë që, për mbrojtësin e Vllaznisë, Renato Malotën, është lëshuar një urdhër arresti. /Erjon Allaraj- vipsport.al/