Sherri: Sllovakia nuk ka asgjë më shumë se ne, kemi 3 portierë në të njëjtin nivel

Në një konferencë për mediat në prag të ndeshjeve kundër Sllovakisë, Alen Sherri, është shprehur se të tre portierët e grumbulluar nga ekipi janë në të njëjtin nivel, por i takon trajnerit për të bërë zgjedhjen përfundimtare.

“Të tre portierët në kombëtare jemi shume të mirë dhe jemi zgjedh me shumë kujdes. Besoj se jemi në një nivel dhe trajneri do vendosi, por secili prej nesh që do të luajë do bëjë me të mirën. Mendoj se te U-21 e rendësishme është grupi dhe mund të arrijmë të nxjerrim ndeshje shumë të mira ndaj Sllovakisë.

Jemi duke punuar edhe me dy stërvitje në ditë me ndeshjen me Sllovakinë, pasi ata nuk kanë asgjë më tepër sesa ekipi ynë dhe mund të arrijmë rezultatet pozitive”, është shprehur Alen Sherri. /vipsport.al/