Përgjigja skandaloze e FSHF për fushën ku rrezikohet jeta: Deri tani nuk ka pasur probleme…

Thellohet skandali i licencimit të fushës së Yrshekut nga ana e FSHF-së. Fusha sportive në fjalë gjendet përkrah shtyllave të tensionit të lartë dhe përmbi të kalojnë kabllot e korrentit që rrezikojnë jetën e atyre që luajnë poshtë tyre.

VIP Sport ka mësuar se pak ditë më parë, klubi i Luzit i ka bërë kërkesë FSHF-së që të luhet në një terren tjetër ndeshja ndaj Vorës e cila zhvillon në këtë impiant ndeshjet e saj, pasi fusha në fjalë ishte e rrezikshme për jetën e lojtarëve.

Për më tepër, klubi argumentonte se kompleksi ishte i papërshtatshëm dhe nuk plotësonte standartet as me ambientet e brendshme, as me cilësinë e terrenit me bar artificial dhe as sa u përket shkallarëve të tifozëve, të cilat janë të amortizuara e shumë mirë mund të bëhen problem qoftë edhe për hedhjen e sendeve në fushë.

Përgjigja që institucioni i futbollit i ka kthyer klubit, është sa qesharake, aq edhe tragjike sa i përket argumentimit me të cilin injorohet rreziku ndaj jetës që u kanoset klubeve dhe lojtarëve të ndryshëm që zbresin në këtë terren sportiv.

“Përshëndetje. Në përgjigje të shkresës tuaj të datës 16.03.2018, ju informojmë se Komisioni i Licensimit të Klubeve e ka Licencuar Kompleksin Olimpik në Yrshek për zhvillimin e të gjitha ndeshjeve të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, Kampionatin e të rinjve dhe të Femrave për sezonin 2017-2018.

Për sa më sipër ju njoftojmë se në këtë Kompleks janë zhvilluar deri tani të gjitha ndeshjet e Kampionateve Kombëtare të sipërcituara dhe gjatë zhvillimit të këtyre ndeshjeve nuk janë hasur probleme, si në shëndetin e lojtarëve ashtu edhe në mbarëvajtjen e ndeshjes për tifozët”, shkruihet në përgjigjen që FSHF u ka kthyer drejtuesve të Luzit.

E thënë më thjeshtë, këndvështrimi i papërgjegjshëm i zyrtarëve të FSHF-së ështe se meqë deri tani në këtë terren nuk ka ndodhur asgjë, do të vazhdohet të luhet aty. Me sa duket në pritje të tragjedisë… /vipsport.al/

Related Posts