Nezha: Shihet rritja e Kombëtares, tani kemi filozofi loje

Ekipi i të rinjëve të Shqipërsië U-19, do të zhvillojnë ndaj Kazakistanin një test miqësor që do të luhet në “Roza Haxhiu”.

Në një intervistë për “RTSH Sport”, Samuel Nezha është shprehur se ka një rritje brenda grupit dhe këto ndeshje miqësore do të shërbejnë për eleminatoret që do të zhvillojë Kombëtarja e drejtuar nga ana e Bogadanit.

“Jemi një ekip i fortë dhe me grup të mirë.  Tashmë jemi duke u njohur me tepër me njëri-tjetrin. Besoj se kemi një nivel më të mirë në krahasim me disa kohë më parë. Kjo pasi kemi një filozofi loje dhe për këtë shihet puna e ekipit. Këto miqësore na shërbëjnë për eleminatoret që ne do të zhvillojmë, për të arritur rezultate pozitive”, është shprehur Samuel Nezha. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/