Ndreu: Nuk flas për episodet, jam i kënaqur nga ekipi

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, mendon se ka pak gjëra për t’i kritikuar ekipit të tij për duelin e sotëm ndaj Laçit. Megjithatë, në “Gol pas Goli”, ai bëri të qartë se nuk do të komentonte episodet e ndeshjeve të sotme.

Për situatën e sotme në pjesën e parë

“Normalisht protesta jonë ishte shumë e shkurtër dhe e vogël se nuk mund të braktisësh fushën, do të shoh ndeshjen edhe një herë para se të dal me një gjykim. Nuk mund të them gjë për rastet pa e parë edhe një herë të gjithë ndeshjen”.

Loja e vendosur nga një episod

“Nuk mund të kapësh fragmente të ndeshjes, nuk mund të thuash se u vendos nga mosmarrëveshje. Në momentet kur del me të kuq një lojtar dhe luan jashtë fushe, është kundërshtari në favor. Këto janë episodet, në ndeshjen me Flamurtarin ishte 2-1 për ne dhe nuk e di se ku i kishte sytë anësori, pozicion jashtë loje dhe penallti”.

Për gabimin te goli i parë i Laçit

“Sot menduam t’i jepnim mundësinë Avdylit, është më i mirë me topat e lartë në zonë. Por në vendin ku morrëm masat, aty gabuam. Por ndodhi goli dhe nuk ke çfarë të thuash”.

Për nervozizmin e ekipit në këto ndeshje

“Mendoj se jemi shumë të qetë, në katër ndeshjet e fundit nuk kemi treguar shenjë nervozimi. Ka momente kur skuadra tensionohet, por mendoj se jemi shumë të qetë”.

Për mungesën e fitoreve prej shumë ndeshjesh

“Kampionati është i ashpër por e rëndësishme është që skuadra po luan më mirë, që në ndeshjen me Vllazninë, në Vlorë dhe sot. Duhet të ndajmë nervozimin me luftën e fortë sportive. Më kënaq skuadra që vrapon, punon dhe jep maksimumin në fushë. Kemi bërë ndeshje shumë të mira pavarësisht se rezultatet nuk kanë ardhur”./vipsport.al/